-
Kategoria për aktorin më të mirë duket të jetë një garë dyshe ndërmjet DiCaprios dhe ndoshta Redmayne. Por, një listë më e gjerë do të përfshinte edhe Matt Damon, Michael Fassbender, Johnny Depp, dhe Michael Caine. Larg këtyre, por me një nga performancat e lavdëruar të aktorit në rolin kryesor në një film këtë vit…
-
Domethënë të bësh një dokumentar të përsosur zakonisht të duhen pesë vite?! Kaq duket se i duhen Asif Kapadias. Regjisori i njohur për dokumentarin ‘Senna’, dhe dokumentarët ‘The Returned’ e ‘The Warrior’ sjell një dokumentar tjetër biografik, që pritet të jetë ndër konkurrentët për dokumentarin më të mirë të vitit. Dokumentari i radhës i Kapadias…
-
Kategoria e dokumentarëve këtë vit do të jetë më e baraspeshuar se vitin e kaluar. Citizenfour ishte i paprekshëm në listën e pretendentëve për Oskarin e dokumentarit më të mirë, por, këtë vit do të jetë një garë më konkurrente. Dy janë tituj që vlerësohen se janë më favoritët për Oskar – Going Clear: Scientology…
-
Cerci Jo, nuk jam gati të pranoj që Cerci dhe Alex janë duke kryer punë të mirë. Përkundrazi. Cerci, më kujton Pirlon (Maradonën) e viteve të fundit. Niset në krah, dhe kthehet kah qendra për të gjetur pozitë për të gjuajtur. Kurrë nuk ia del. Edhe fëmijët i dinë sekretet e tij. Nejse stilin e…
-
Zori Ekziston një film me këtë emër. Nuk e kam pa, dhe as nuk do ta shoh. Veç shihja titullin! Me zor kemi fituar kundër Sassuolos. Jo që nuk e kemi merituar, jo që e kanë merituar ata, por ne është dashur të fitojmë më lehtë. Me një lojtar më shumë në fushë dhe të…
-
Kategoria për aktoren më të mirë do të jetë më interesantja këtë sezon. Për fillim, Brie Larson është lavdëruar së tepërmi për rolin e saj në ‘Room’, dhe duke pasur parasysh përvojën e saj të kaluar, nuk dyshoj aspak në aftësitë e saja. Befasi e këndshme sivjet pritet të jetë Saoirse Ronan me filmin ‘Brooklyn’.…
-
Paul Giamattit i shkojnë për shtati këto rolet e një analisti/eksperti të prirë për të dhënë lajme të këqija. Edhe sikur të kishe vetëm një grip të thjeshtë, Giamatti mund ta bënte të dukej sikur të kanë mbetur edhe tri ditë jetë. Edhe atë vetëm me shprehjen e tij në fytyrë, pa folur asnjë fjalë.…
-
Ceremonia e 88të e shpërblimeve Oskar do të organizohet me datë 28 shkurt 2016, për të shpallur më të mirët në botën e kinematografisë për vitin 2015. Çdo të martë do të provoj të sjell risitë dhe ecuritë drejt kësaj ngjarjeje me përmbledhjen e recensimeve të filmave të fundit, si dhe kritikat e lajmet e…
-
Shkau Nuk aq është shqetësuese urrejtja etnike ndaj serbëve, sa është shqetësuese që programi drejtshkrimor nuk e vlerëson si gabim titullin e këtij paragrafi. Urrejtja për Sinisa Mihajlovicin tek fansat shqiptarë të Milanit është e dukur nga aeroplani. E pritshme. Akoma pa u vendosur si trajner, shumica kanë qenë kundër, duke pritur emra si Sarri,…
-
Më pëlqen puna që bën Nate Wolff. Për një kohë të shkurtër ka arritur të bëj një bagazh të pasur filmash për tinejxherë. Megjithatë, performanca e tij më e mirë sipas meje ka qenë në filmin ‘Behaving Badly’. Në krahasim me rolin në atë film, Wolff vjen në një rol më të mbyllur në ‘Paper…
