Është problem të gjejmë simulator të mirë për Kupën e Botës, sidomos nga fakti që tri kombëtare nga tetë grupe avancojnë, mirëpo, në njërin që e bëra, si gjithmonë duke mos kursyer përzgjedhjet joracionale, Meksika doli të jetë gjysmëfinaliste kundër Argjentinës, të cilat një rreth më parë do të eliminonin Norvegjinë (e cila vinte pasi…
Gjeneratat e reja e kujtojnë Dungën si trajnerin që udhëhoqi Brazilin. Ashtu i dedikuar, pa qehre, i pakompromis, me disiplinën në qendër të filozofisë së tij, Dunga ishte edhe në fushë, si futbollist. Në Kupën e Botës së vitit 1994, ai do të vendosej në pozitën e mesfushorit defansiv, një 6sh klasik, para dyshes së…
Oktopusin më së miri e njohin fansat e Beshiktashit. Për një dekadë të kaluar në Turqi, ku pos nofkës që vinte për shkak të gjatësisë trupore dhe shtrirjes që mbulonte në fushë në rolin e një mesfushori defanziv, ai kishte fituar edhe tre tituj të kampionit të Turqisë, duke u kthyer në legjendë të klubit…
“Simpatiku” ishte njëri nga portierët më atraktiv të viteve 80ta e 90ta, dhe shtylla e tretë në portën belge, përkundër disa veprimeve e intervenimeve të tija ekcentrike që do të mund të shkonin në anën negative shumë lehtë. Në Kupën e Botës së vitit 1986, në atë aventurën mbresëlënëse të Belgjikës, Jean-Marie Pfaff ishte portieri…
Në vitet 1980 ishte një gjeneratë e re futbollistësh që po bënin rrëmujë në futbollin spanjoll, që të pestit nga Reali i Madridit, të njohur si Pesëshja e Buitres. Këta do të vinin në Kupën e Botës së vitit 1986 për të dëshmuar këtë rilindje në futbollin spanjoll, dhe me vete kishin një lider –…
Përkrah Aldairit, legjendës së Romës në vitet 90ta, në Kupën e Botës, përkrah tij, duke lejuar vetëm 3 gola në 7 ndeshje, ishte Marcio Santos, i cili do t’i bashkohej Aldairit në Serie A një vit më vonë, te Fiorentina. Pos një mbrojtje të pakalueshme, Santos ishte i rrezikshëm edhe në sulm, gjatë ndërprerjeve, dhe…
Ashiqare lojtari më i njohur meksikan i gjeneratave të reja, i njohur si Kaiseri i Miçoakanit, njihet edhe si mbrojtësi më i mirë meksikanë, dhe jo vetëm. Me 21 vite si pjesëtar i rregullt i kombëtares së Meksikës, me gati 150 ndeshje, nga viti 1997 deri në vitin 2018, Rafa Marquez luajti në çdo Kupë…
Revolucioni rumun i vitit 1989 është ndoshta i vetmi i shfaqur në televizion, edhe atë në mënyrën më të pafalshme të mundshme. Mos e shikoni! Pesë vite më vonë, ende me plagët e një revolucioni të ashpër, Rumania po provonte të shëronte plagët dhe të gjente rrugën te një shpresë jetese pas viteve të komunizmit…
Njëri ndër momentet më famëkeqe në historinë e Kupës së Botës mbetet i njohur si “Ndërhyrja e Sevijës.” I njohur si njëri nga portierët më të disiplinuar dhe besnik, Harold Toni Schumacher ishte më i miri në portë pas pensionimit të Sepp Maierit. Një profesionist i përhershëm, Schumacheri kaloi 15 vite në Koln me të…
Para Inzaghit ishte Gary Lineker, veçse më i mirë në atë prekjen finale, dhe kuptohet, pasi është anglez, më i njohur! Por, fama e tij më shumë vjen nga MOTD dhe së fundmi qëndrimet e tija humane kundrejt padrejtësive. Tash, në krye të podkastit The Rest is Football, Gary Lineker ende mbetet ndër figurat më…