Haaland

Si fans i Milanit para se të jem fans i Kupës së Botës (çështje lineare), e njoh klubin tim si edhe dhimbjen që na ka shkaktuar tash e 33 vite.

Carlo Ancelotti është ndër ata trajner kokëfortë që do të pranojë të luajë me qendërsulmues si portier nëse nuk e do portierin, dhe për të dëshmuar këtë ai është i gatshëm të sabotojë krejt sezonin vetëm e vetëm që eprorët e tij të bindën në mendimin e tij.

Prandaj, Neymar dhe Endrick u ftuan në Kupën e Botës, u inkuadruan në lojën më të rëndësishme, dhe dështuan.

Mund të jetë edhe një akt qyqar, por është e kundërta që bëri Teuchel.

Ancelotti iu dorëzua brazilianëve, me të vazhduar kontratën, të cilën edhe mund ta lë nëse dëshiron të kalojë tek Italia, dhe ua dëshmoi që mënyra e tyre është e gabuar, dhe po të bëhej e Carlos, atëherë do të përfundonte më mirë.

Nuk do të përfundonte.

Në anën tjetër Teuchel la yjet kryesore angleze në shtëpi, mori barrën mbi supe, dhe deri tash ia doli, kryesisht Harry Kane.

E Brazili ka mungesë të një kapiteni serioz, të një lideri, të një bombarduesi.

Thiago Silva para Neymarit do të kryente punë, por as ai s’do të mund të ndalte Haalandin.

Dhe Haalandi është gjithçka që duam ne fansat e futbollit të para rrjeteve sociale – një futbollist shtatlartë, sulmues tipik, i cili gjuan në mundësinë e parë që i duket e mirë, dhe jo të provojë të futet me top në gol, ashtu si bëjnë brazilianët, latinët.

Galarza

Po përtoj të shkruaj çdo ditë për futboll kur shumica e gjërave tashmë janë thënë dhe po mbetet riciklim i temave tashmë të diskutuara, si rasti me Cannobion e Uruguait, e që u dëshmua gjithçka në lojën e Paraguait me Francën.

Futbollistët e Amerikës Jugore janë thjesht ndyrësira që shkelin në fushën e blertë me të vetmin qëllim për të arritur një famë, dhe për të gjetur suksesin në mënyrën më të pistë të mundur.

Nejse, shumica e vendeve dhe futbollistë janë të këtij mentaliteti, dhe kjo dëshmohet çdo herë e më shumë.

Në fakt, do të shkoja deri në atë masë që të them se futbolli në Spanjë dhe Itali është influencuar nga këta futbollistë duke i kthyer në liga të pështira. Në Spanjë edhe nga rivaliteti i dy klubeve të mëdha me dy nga trajnerët më kontrovers të kohës sonë.

Prandaj, në futbollin jugamerikan ose ke lojë të kotë, e cila është zor të shikohet pas mesnate kur luajnë, sepse të futë në gjumë, ose ke karate. Veç futboll nuk ke.

Edhe nuk është hera e parë që Paraguai bën këtë, dhe as e fundit.

March

Trajneri i Red Bullave dhe tash i Kanadasë kishte deklaruar se Kanadaja meritoi të fitonte ndaj Marokut. Sigurisht, ai nuk ka parë lojën, edhe me plot kuptimin e fjalës, shpesh kamera e fokusonte duke shikuar nga banka rezervë më shumë se nga fusha e blertë.

Kualifikimi i Kanadasë në rrethin e dytë eliminator është sukses shekullor. Deri para katër viteve ata nuk kishin as futbollistë profesionistë, e tash të arrijnë në mesin e 16 më të mirave është goxha sukses.

Edhe kanë bërë lojëra të mira, por papërvoja vërehej në fushë, mungesa e liderit, mungesa e lojës ekipore, dhe në cilindo vend tjetër, Kanadaja s’do të kalonte as grupet.

Maroku dukej se vuante më shumë se që pritej, por ashtu janë ata – nuk janë kombëtare që mund të marrin përsipër lojën, preferojnë të jenë ekipi jofavorit në fushë, dhe rrjedhimisht ndaj Francës do të duhej të ishin shumë, shumë më të mirë.

Në derbin lokal të Parisit duhet të kemi lojë shumë, shumë të bukur, por kurrë nuk i dihet.

Azteca

Është mëkat që nuk kemi më shumë, krejt edicionin në Meksikë.

Dallohet atmosfera e një vendi që e do, që e jeton futbollin, me një vend që sportin e ka vetëm si paradë për yjet e lidhura me shokun e dashur të presidentit, xhefrin.

Më shumë meme kemi pasur nga ndeshjet në Amerikë se sa lojë e momente në fushë. Është e pështirë, dhe është gjëja më amerikane në sport.

Meksika është krejt tjetër muhabet.

Dashuria e tillë për futbollin është ajo që i jep jetë kësaj loje, dhe Meksika u kujdes të na rikujtojë themelet mbi të cilat është ndërtuar futbolli.

Gjynah që s’do t’i kemi më, dhe personalisht prisja çerekfinale nga ta, por deri sot ishin kombëtarja më e mirë nga organizatorët, me lojën më të bukur dhe fansat më të flaktë.

Dhe nuk patën nevojë për intervenime te qeli i korruptuar.