Pas skenarit të tre filmave “Pitch Perfect,” Kay Cannon kalon mbrapa kamerës si regjisore e filmit “Blockers.”
Filmi tregon historinë e tre prindërve të vetëm të cilët kur zbulojnë planin që kanë të bijat e tyre për mbrëmjen e maturës, vendosin të bëjnë çmos që ta parandalojnë atë në mënyrë sa më të pavërejtur.
E kush mund të bëhet më i pavërejtur se “i padukshmi,” 17 herë kampioni i botës, John Cena! Ai luan rolin e njërit prej prindërve, derisa në rolet tjera vijnë Leslie Mann, e mësuar për këso role e filma, dhe Ike Barinholtz.
Si këta tre, edhe vajzat luajnë mirë rolet e tyre, dhe me një skenar të mirë, “Blockers,” del të jetë një film i kënaqshëm për atë që premton. Është njëri nga filmat më të mirë të John Cenas në karrierën e tij si aktor, ndoshta për faktin se gjithmonë duket i rehatshëm përballë fëmijëve e tinejxherëve marrë parasysh karakterin e tij si mundës profesionist e edhe njeri.
Falë aktrimit dhe temës së lehtë, si një aventurë kundër kohës, “Blockers” është film i mirë. Nota personale: 3/5

