Marilyn Monroe ka shënuar një periudhë të kinematografisë dhe botës së argëtimit jo vetëm amerikan, por global.
Kryesisht shihet si simbol i bukurisë dhe vdekjes së saj të hershme para aktrimit, padrejtësisht, sepse ka edhe shumë tituj në të cilët bën punë të mirë si “Some Like It Hot,” “The Seven Year Itch,” e mbi të gjitha i preferuari im, “Bus Stop.”
Te “Blonde,” kemi një adaptim filmik të romanit të vitit 2000, i cili sjell një rrëfim fiktiv mbi jetën dhe karrierën e Marilyn Monroe.
Ana de Armas bën një punë të denjë në çdo shkallë për ikonën e filmit, e në rolet ndihmëse vijnë emra si Adrien Brody e Bobby Cannavale, të cilët veçse ndihmojnë në shkëlqimin e de Armas.
Por, filmi është tepër i gjatë, panevojshëm devijon në detaje në tentim për të dhënë një pasqyrë sa më të thellë të jetës së Monroe, dhe në fund mbetet i lodhshëm për shikuesin e zakonshëm.
Kjo e bën “Blonde” të jetë më shumë për fansat e historisë së filmit, fansat e Marilyn Monroe, dhe mbi të gjitha fansat e Ana de Armas. Nota personale: 3/5
