Dy vëllezër binjakë, Moki dhe Xhejdi vjedhin një depo, por vetëm vëllai i vogël zihet dhe kalon kohë në burg!
Pas vuajtjes së dënimit, tash me qëllime të kundërta në jetë, ata ribashkohen për t’u përballur me karrierën e tyre prej hajduti, dramën familjare, dhe një aventurë që rrezikon të përfundojë me fatalitet.
Në rolet kryesore janë Josh Brolin dhe Peter Dinklage që mund të jenë gjithçka pos vëllezër binjakë, por këtu është edhe krejt poenta e filmit, ngjashëm si pjesa tjetër që vazhdon. Marisa Tomei, Brendan Frasner, e Glenn Close vijnë në rolet tjera ndihmëse, por jo që e bëjnë filmin të ndryshojë për së miri, a për së keqi.
Jam pak i befasuar që Max Barbakow (Palm Springs) sjell një film të këtillë si regjisor, por mendoj që faji mbetet te skenari.
Filmi dështon të jetë një komedi e errët për të rritur, ndoshta nga mungesa e harmonisë skenike të aktorëve, por më shumë nga vetë ideja e skenari i filmit.
Mund të them se është humbje kohe, ani pse veç 90 minuta! Nota personale: 1/5

