Në vitet 1980 ishte një gjeneratë e re futbollistësh që po bënin rrëmujë në futbollin spanjoll, që të pestit nga Reali i Madridit, të njohur si Pesëshja e Buitres.
Këta do të vinin në Kupën e Botës së vitit 1986 për të dëshmuar këtë rilindje në futbollin spanjoll, dhe me vete kishin një lider – Emilio Butragueno.
Në grupe, Spanja mposhtej nga Brazili i Sokratesit, për të fituar ndaj Irlandës Veriore dhe Algjerisë, dhe me pozitën e dytë në grupe ata do të siguronin takimin me “danezët dinamitë.”
Në atë që pritej të ishte një lojë e paqartë, e dy ekipeve në formë, doli të jetë krejt e kundërta. Emilio Butragueno do të shënonte katër herë, me një gol të shtuar nga Gojkoçea, në përmbysjen e epërsisë së hershme daneze, në 5-1.
Kjo paraqitje e futi Butraguenon në mesin e lojtarëve të paharrueshëm, të paraqitjeve legjendare në Kupa të Botës, pasi lojtarët që kanë shënuar nga katër gola në një ndeshje eliminatore në Kupën e Botës janë të paktë.
Në çerekfinale, Belgjika do t’i dërgonte spanjollët në shtëpi pas penalltive, duke përfunduar ëndrrën e gjeneratës së artë të Spanjës për një kohë të gjatë.
Butragueno do të përfundonte garën me 5 gola, kishte shënuar edhe një më herët në grupe, duke u renditur i dyti me Maradonën e Carcean, dhe pas Linekerit.
Ai do të vazhdonte të mbante rekordin spanjoll për gola të shënuar për shumë vite, ndërkohë me Realin do të dominonte La Ligën me 6 tituj, duke shtuar edhe dy Kupa të UEFA-s dhe Kupa të Mbretit.
Butragueno njihej për gjakftohtësinë dhe burrërinë në fushë, ku shpesh zhdukej nga sytë e mbrojtësve, që ishte një nga aftësitë e tija që frikësonte mbrojtjen kundërshtare. Kjo burrëri e vë atë në mesin e pak futbollistëve që gjatë tërë karrierës nuk ka pasur asnjë përjashtim nga fusha me karton të kuq.
Pasi vari këpucët, ai vazhdoi të jetë i përfshirë në menaxhment, me Realin, të cilin një herë e kishte ringjallur në fushë, me gjeneratën e tij të artë.

