Riciklim pas riciklimi!

Edhe atë, tash po riciklojnë me inspirime nga politika që të ngjanë në ato deklaratat që shanin presidentin amerikan kur flisnin në ceremoni të çmimeve.

Captain America e gjen veten në mes të një incidenti ndërkombëtar dhe duhet të zbulojë motivin mbrapa planit global, shkruan në përshkrim zyrtar të filmit, i cili për gati dy orë është i kotë, i përgjumur, dhe të bën të zgjohesh veç në pjesën e fundit ku gjërat devijojnë jo për nga cilësia, por për nga të papriturat që prapë janë goxha bizare.

Prej sjelljes së Sam Wilson në rolin e Captain America e deri te roli i Harrison Ford si një president që i ngjan Trumpit, filmi është më shumë një përmbushje e kritereve ekstreme liberale se sa një vepër arti.

Nejse, kur ka qenë Marvel vepër arti?!

Dhe të dy bëjnë të punë të mirë si aktorë në rolet e tyre, por është film, univers i shpenzuar. Ndoshta fansat e rinj mund të gjejnë diçka interesante, e për neve në fazën e katërdhjetë të të Marvelit, është thjesht humbje kohe. Nota personale: 1/5