Carry-On (2024)

Carry-On (2024)

A mund të besoni që sot është veç 5 janari, edhe janë plot katër javë deri në shkurt?!

Kështu si janari janë edhe disa filma që të duket se ka kaluar një javë, mirëpo filmi ende nuk ka mbërritur në gjysmën e tij. Për shembull filmi “Carry-On.”

Në tentim për t’u bërë ndoshta një klasik festash si “Die Hard,” veçse në aeroport e jo në Nagatomi Plaza, “Carry-On” sjell ditën e një kontrolluesi aeroporti i cili shantazhohet për të lënë kalimin e një bombe nëpër kontroll.

Ky punëtor aeroporti është Taron Egerton, i cili ngjashëm si Jason Bateman ka mjaft role të mira si përvojë, e për dallim prej Egerton, Bateman kalon në një fushë që më duket se është e re për të, si karakter antagonist.

Këta dy luajnë lojën e maces dhe miut, me gruan e karakterit të Egerton, Ithën, Norën që portretizohet nga Sofia Carson, me eliminim e së cilës kërcënon karakteri i Bateman. Pra, ose e lë bombën të futet në aeroplan, ose të vritet gruaja!

Ngjashëm si ky shkrim që po stërzgjatet kot, ashtu edhe filmi kalon nëpër disa skena e ngjarje, brenda një dite, nëpër ambiente të ndryshme, derisa këta dy mundohen të realizojnë qëllimin e tyre.

Janë aq shumë ngjarje që ndodhin brenda ditës, në shumë vende, sa të duket një javë e plotë, për të mbetur veçse një kopje e dobët në tentim për të imituar “Die Hard,” e për të qenë diçka që as titulli legjendar i Bruce Willis nuk është – një film klasik për festa. Nota personale: 2/5