I adaptuar për film nga shfaqja teatrale e Ian McKellen në rolin e Riçardit të Tretë, ky film është ndër të rrallët për këtë histori shekspiriane që del të jetë një version adekuat i saj. Filmi është fund e krye i Ian McKellen. Legjenda e kinematografisë britanike bën edhe skenarin, dhe ndonëse nuk kishte mundur…
Njëra nga komeditë romantike më të mira të viteve 2000ta ka të bëjë me një “rrotë të tretë,” nëse e përkthejmë fjalë për fjalë (literally) nga anglishtja, i cili pasi humb gjithçka për dasmën e shokut të tij më të mirë, zhvendoset të jetojë me çiftin e porsamartuar. Me t’u vendosur te Molli dhe Karli,…
Rreth një dekadë më parë, me David Mitchell në rolin kryesor, pati filluar transmetimin “Upstart Crow,” një komedi me satirë tipike britanike që sillte Shekspirin në një ambient komik derisa provonte të krijonte kryeveprat e tij, gjithmonë në luftë me rivalin e përhershëm – Robert Grin. Nga krejt episodet komike, njëra nga episodet, ose më…
Baz Luhrmann provon të “modernizojë” veprën e njohur të Shekspirit në një mënyrë të veçantë. Ai merr ngjarjen dhe e vendosë në një Los Anxhelos të viteve të 90ta, viteve të para pas rënies së Murit të Berlinit, me hip hopin në ngritje, në një paralagje të Veronës. Derisa ndryshon gjithçka, vetëm dialogu mbetet origjinal,…
Një galaktikë që është 20 vite-drite larg nesh është duke shijuar një aktore që po dominon skenën, dhe e cila premton të ketë një karrierë të suksesshme dhe të pasur. Gjynah sa do të zhgënjehen njëzet vite më vonë! Është pikëlluese rënia e Amanda Bynes, dhe nuk ka dyshim që momentet kur yjet që kanë…
Një ndër veprat më “të ndryshme” të Shekspirit, më fantastike në temë, vjen në një realizim që i përshtatet temës dhe ngjarjeve, kryesisht. Pos kësaj historie të një ëndrre të një nate vere, e realizuar në film nga Michael Hoffman, vjen edhe një gërshetim historish të çifteve të cilat kulmojnë me skena që duhej të…
I përkryer! Nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të portretizuar ABBA-n në film se puna e Phyllida Lloyd, e cila në debutimin e saj si regjisore pas shfaqjes teatrale me po të njëjtën temë, sjell një shije parajse në ekran. Fund e krye filmi është ABBA! Nga lokacioni – një ishull grek…
Në Barakën 4 të kampit e të burgosurve të luftës Stalag 17, dy të burgosur, Manfredi dhe Xhonson përgatiten për arratisje. Me të shijuar lirinë momentale, që të dy vriten nga ushtarët gjermanë. Kjo nuk është hera e parë që arratisjet nga kjo barakë përfundojnë tragjikisht. Për këto tragjedi ka një dyshuar. Ai është Seftoni,…
I pari i katundit, i fundit i qytetit. Në atë që dëshmon këtë fjali të urtë, një djalë i ri nga Teksasi, Xho Bak, me një kapelë kaubojsh, vendos të lë vendlindjen për të pushtuar Nju Jorkun me idenë se gratë e qytetit mezi presin të shijojnë një kauboj në qytetin e tyre të mërzitshëm.…
Në një bodrum, dy policë arrestojnë një burrë për vrasje. Është një vrasje e pazakontë – me kamë në zemër të viktimës. Dorasi thotë se viktima është vampiri i fundit në Londër, konti Drakula, por policët që nuk besojnë në këtë histori të vampirëve e arrestojnë për vrasje. Pa dëshmitarë, dorasi kërkon ndihmën e psikiatrit…