Janë të rrallë filmat muzikal për të cilët shkruaj me qëllimin kryesor – mos të them që është ‘muzikali më i mirë që kam parë’. M’i nda, si me m’vra! Me versionin ‘modern’ të Spielbergut të planifikuar për këtë vit, ndoshta është koha edhe ju që të shihni ‘West Side Story’, që sjellë rivalitetin e…
Të vetmet gjëra që ‘bën’ të bëhen tatuazhe, për mua, janë gjërat që nuk mund t’i mbajmë në mend! Për këtë arsye, Leonardi, i cili ka humbur aftësinë për të kujtuar gjërat e fundit në një aksident, i cili e ka lënë të vdekur gruan e tij, mundohet të kujtojë detajet pas këtij aksidenti, që…
Më shumë se fjalët e predikuesve të ndryshëm religjioz, sporti më ka shtyrë të jem besimtar. Sidomos nëse merreni me sport, profesionalisht, e dini që përkundër të gjithave që i jepni, në fund, duhet edhe diçka shtesë për të triumfuar, diçka që s’mund të arrihet me stërvitje. Fati? I mbetur në harresë, ‘Chariots of Fire’…
“Mbani mend që asnjë bastard nuk ka fituar luftën duke vdekur për vendin e tij. E ka fituar duke bërë që tjetri bastard budalla të vdesë për vendin e tij.” Kështu e nis fjalimin gjenerali George S. Patton Jr., në tentim për të inspiruar ushtarë të rinj që do t’i bashkohen ushtrisë amerikane gjatë Luftës…
Nëse ngjarja zhvillohet gjatë Krishtlindjeve, atëherë është film krishtlindjesh! Por, në mesin e qindra filmave me temë krishtlindjesh, ‘Die Hard’ nuk është i preferuari të shihet me familje që përfshinë fëmijë, apo edhe nëse ka vetëm të rritur. Film krishtlindjesh, por jo zgjedhja e parë. Jashtë kësaj dileme, të cilën e zgjodhëm suksesshëm :P, ‘Die…
Trupa legjendare e Monty Python, doajenët e komedisë thumbuese të errët angleze, na sjellin përgjigjet në të gjitha pyetjet e mëdha filozofike të jetës. Për 103 minuta, ata na mësojnë kuptimin e jetës, me satirën e tyre të zakonshme. Gjithçka nis në një punëtori ku pleq të moshuar ende punojnë për ‘shefin’, në stilin e…
Madhështinë e Cascablanca-s, si njëri ndër filmat romancë më të mirë në histori të filmit mund ta shihni vetëm pasi të përfundoni filmin. Prandaj, arsyeja pse Casablanca është special, nuk do të gjendet në rreshtat në vazhdim. Por, çfarë mund të gjeni janë pak fjalë për skenarin, karakterin e Rik Bllejn, Luftën e Dytë Botërore,…
E dua Hitchcockun! E konsideroj si ndër artistët më të mëdhenj të filmit, dhe me Wilder e Capra duhet të jenë aty në majën e të preferuarve të mi! Por e urrej ‘Psycho’! Padyshim që ‘Psycho’ është ndër trilerët psikologjik me ngjyrë të konsiderueshme horrori më të mirë të realizuar ndonjëherë. Një abetare për të…
“Nuk jam aq introvert, dal shpesh (deri në market)!” E ju, çfarë keni gënjyer për të fituar simpatinë e një vajze? Fredi e ka gënjyer Roksin që do t’i siguroj një vend në koncertet e Çikagos së viteve 1920ta, derisa ajo ëndërronte të bëhej sikur Velma. Kur Fred e pranon këtë rrenë, Roksi e vret.…
Para ‘Matrix’ për mua ka qenë Xhon Matriks, një agjent special i pensionuar, pjesë e një trupe elitare që pas pensionimit ka vendosur të jetoj në një shtëpi të mbyllur në pyll, me të bijën e tij Xhenin. Kur kolegët e tij fillojnë të vritet nga një trup kriminelësh, atij i sillet një gardë për…