Enrico Chiesa Mendoj që Federico Chiesa ishte ndër lojtarët më të nënvlerësuar tek Juventusi sezonin e kaluar. Personalisht, kam pritur të startojë më shumë ndeshje në fillim, por është shumë e kuptueshme të mos startojë para Insgines e Berardit. Në finale duhet të jetë muhabet tjetër. Jo vetëm me Spanjën Chiesa ka qenë ndër ato…
Provova të gjej një emision të denjë në televizionet tona, mirëpo dështova. Për këtë arsye zgjodha atë emisionin më të kotë në televizionet tona – Odeonin! Në atë emision, që çuditërisht ka shumë mysafirë në studio, unë s’do të shkoja edhe po të paguhesha! Nuk do të shkoja në shumicën e emisioneve, sikur mos të…
Roberto vs Roberto Ato specie që nuk evoluojnë, vdesin! Italianët e bën këtë, belgët vdiqën! Nëse shohim lojtarët mbi të cilët bazohej Martinez, shohim që janë lojtarë që luajnë në ligën japoneze, portugeze, e turke. Në anën tjetër, kishim italianët nga top klubet e Italisë. Nëse mendojmë që Vermaelen nga Vissel Kobe ku pas një…
Gjërat që i duam na tregojnë çfarë jemi Pas përfundimit të garës së parë të madhe në futboll, dhe penalltisë së humbur të Roberto Baggios, fëmijët e lagjes tregonin si e kishin vrarë futbollistin me bishtalec për shkak se kishte humbur penalltinë vendimtare. Dikujt të pjekur do i ishte dukur e pakuptimtë, por për fëmijët…
Azpilicueta Në dy ndeshjet e fundit, Spanja ka shënuar më shumë gola se sa në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës në vitin 2010, të cilën e kishin fituar. Prandaj, kur them që kjo Spanjë është më atraktive se ajo Spanjë, mendoj në ndeshjen e djeshme, që prapë është një ndeshje atraktive më shumë…
Njëjtë sikur me italianët, edhe me holandezët ndodhi e njëjta – kundërshtari ishte i mbyllur dhe priste që pasi të tërhiqte mirë kundërshtarin të befasonte me ndonjë kundërsulm. Dallimi i vetëm ishte që Austria bënte presing të lartë dhe të ashpër duke ndërprerë qysh në fillim çdo tentim për të hapur lojën me topa të…
Në një çast, në terren, treshja e mesfushës italiane përbëhej nga Locatelli-Pessina-Cristante! Ajo çfarë kanë të përbashkët të tre këta është që si futbollistë kanë ‘lindur’ në Milanello, duke kaluar nëpër grupmoshat e Milanit, para se të arrijnë tek ekipi i parë. Aty, Pessina nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, duke u huazuar nëpër Serie C,…
Kur flasim për filozofinë perëndimore, nisim nga Greqia antike, ku Sokrati ishte mësues i Platonit i cili hapi Akademinë e parë, e Platoni ishte mësues i Aristotelit i cili hapi Liceun e parë. Kjo e fundit tingëllon më shumë frëngjisht, dhe ndoshta për këtë arsye nuk është në përdorim së fundmi, pasi ne jemi të…
Mendova të vendosja një titull patriotik si shqiptarët shpartallojnë Turqinë, por pastaj më ra në mend që as Shqipëria e as Kosova nuk janë pjesë e këtij evropiani. Zviceranët e natyralizuar kanë përzgjedhur Zvicrën, me të drejtë mendoj, por më së shumti më bën të vjellë kur arsyetohen kinse nuk e kanë ditur apo nuk…
Deutschland Uber Alles Himnet Disa e preferojnë himnin italian, supozoj për shkak të ritmit e melodisë, por nëse shohim tekstin, janë dy fjalë që bien në vesh – Italia dhe morte (vdekja). Nëse lexoni himnin italian, e shihni një gatishmëri të paparë për të vdekur. Në anën tjetër, nëse shkojmë për shembull te himni gjerman,…