Ku po shkon futbolli, ku? 3 me 3 Tri ndeshje, tre gola! BOOOORIIIIIINGGGGGG Në rregull, prej Sllovakisë e Suedisë nuk kam pritur më shumë. Në fakt kam pritur 0:0, por më në fund dikush tjetër pos Cristianos shënoi penallti. Është humbje kohe, ofendim, krim, ndaj neve që të na detyrojnë të shohim ndeshje si Suedia…
Lukaku, Romelu Lukaku Fituesit e humbjes Në futboll, asgjë nuk ka rëndësi nëse në fund nuk shënon fitore. Megjithatë, në shumicën e rasteve, vetëm njëri ekip mund të fitojë, derisa tjetri duhet të mbledhë atë çfarë i mbetet. E Maqedonia Veriore ka qenë fituesja më e mirë e këtij kampionati, ani pse nuk kanë shënuar…
Kapitullimi turk, pleqtë s’kanë vend askund, dhe kombinimi “galik” “Darryl, how’s it hanging?” Nuk duhet të qeshi, për shkak se ka fansa të turqve, por pasi vet jam nip turqish, atëherë më takon të qeshi me vetveten. Nejse, këtë e kam bë në podcast sot. – https://open.spotify.com/episode/4ZPFwltpEFgzmzCJZJfnnH?si=4b0b21acf9204c45 Por, momenti më komik dje ishte kur Shenoll…
CR7kordmeni, F-ja, dhe shapi e sheqeri Numrat e Cristianos Në gjashtë ndeshje të Kupës së Botës të vitit 1958, Just Fontaine ka shënuar 13 gola për Francën. Atëbotë 25 vjeçar, Fontaine kishte shënuar 4 gola në ndeshjen për pozitën e tretë, derisa Pele pas het-trikut kundër Francës në gjysmëfinale (5-2), kishte shënuar edhe nja dy…
Zemër shike, Lewagoalski, dhe fryrja e madhe. Schick Katër vite më parë, Patrick Schick ishte pranë transferimit tek Juventus nga Sampdoria për rreth 30 milion euro. Ky transferim dështoi, duke i mundësuar çekut të kalojë tek Roma, dhe pas një huazimi në Leipzig, verën e kaluar në Leverkusen. Dje, çeku, i cili deklaroi që kishte…
Uemblli, nana shqiptare, dhe kthimi i futbollit Shpija Futbolli u kthye, por jo ‘në shtëpi’. Anglezët, ashtu siç prisja, luajtën larg asaj që pretendojnë e duan futbolldashësit anglez. Futboll me shumë taktizime, i bazuar në depërtime nga krahët, duke lënë futbollist kryesor një mesfushor defensiv. Kalvin Phillips ishte i shkëlqyeshëm në një ndeshje që në…
Muri, gjyqtarët, e diele e befasive Muri Çuditërisht, Page vendosi të luaj me 4-3-3 kundër Zvicrës që dukej e lodhur, e përgjumur, dhe jashtë formës, pos Embolos. Braktisja e formacionit më të shpeshtë, Uellsit do të duhej t’i kushtonte më shumë sikur Haris Seferoviç do të ishte më i pafalshëm në rastet që iu dhanë.…
Dorëzimi turk, receta Spinazzola, dhe një e shtune e qetë Gabimet e Shenollit Në pjesën e parë turqit kishin vendosur të mbroheshin. Dhe u mbrojtën, deri diku. Prapë, kishte një moment kur e ‘harruan’ Insignen; dhe një tjetër kur e harruan Chiellinin. Nuk ishin të interesuar të sulmonin, linin Burakun të merrej me bashkëmoshatarët e…
Një vit me vonesë, pa Kosovën, e pa Shqipërinë, Euro2020 më në fund do të fillojë. Ndryshe nga që jemi mësuar, por së paku do të kemi fansa dhe jo audio-incizime banale të brohoritjeve të cilat vetëm sa i bënin ndeshjet më bajate gjatë 13 muajve të kaluar. Favoritët Ekipi i dytë i Francës –…
Respekti për San Marinon, por sidomos për Maltën, më është shtuar gjatë kësaj jave. Të parët na respektonin duke provuar vetëm me anë të kundërsulmeve të tentojnë diçka kundër neve, derisa Malta për një pjesë të lojës lirshëm mbante topin, dhe vërtet do të ndjehesha keq po të mos pranohej ai gol që shënuan. U…