Catwoman (2004)

Catwoman (2004)

I parë nga shumëkush si filmi më i keq për super-heronj, Catwoman meriton këtë mbiemër, dhe nuk mund të shpëtohet as nga paraqitja deri diku e mirë e Halle Berry.

Kur mendohej se pas filmave të dështuar të Batmanit në fund të së 90tave nuk mund të shkohej më poshtë për nga cilësia, Catwoman e teproi edhe më shumë, dhe për këtë ka shumë arsye.

Më e para është një skenar i dobët, karaktere që nuk lidhen kërkah me ngjarjen dhe njëri-tjetrin, dhe një film edhe teknikisht i dobët falë një regjisori debutant në filma të Hollywoodit.

Historia e përcjellë një disenjatore grafike, Patience, e cila kur mëson një sekret të një kompanie kozmetike, vritet, e pastaj ringjallet me magji të lashtë të maceve egjiptiane duke fituar aftësitë e maceve nga nuhatja deri te reflekset, për të krijuar një karakter të dyfishtë, pak mace, më shumë hajdute.

Halle Berry bën punë të mirë, por nuk mjafton, dhe shpesh mbetet edhe në sfond nga paraqitja e Sharon Stone, si shefja e kompanisë kozmetike. Në rolet tjetra vijnë Benjamin Bratt si detektiv, e Lambert Wilson si burri i karakterit të Stone dhe shefi i kompanisë.

Filmi është humbje kohe, ashtu si janë të humbura karakteret nëpër tregimin që nuk është as  tregim. Nota personale: 1/5