Charade (1963)

Charade (1963)

Dhjetë vite pasi shëtiste Romën si princeshë sekrete, Audrey Hepburn tash kthehet në Paris, si përkthyese, por përreth saj është përsëri një mister, ndonëse jo aq i mirëpritur si herën e kaluar.

Tek “Charade,” Rexhina është një përkthyese që jeton në Paris, por në fillim të filmit ajo është në pushime në Alpet Franceze. Aty ajo zatetet me një të huaj të quajtur Piter, të cilit për kushedi çfarë arsye e ndien të nevojshme t’i tregojë se ajo planifikon të ndahet nga burri i saj, Çarlsi.

Por, me t’u kthyer në Paris, plani i saj prishet pasi Çarlsi është vrarë dhe krejt posedimet e tyre në apartamentin që kanë janë zhdukur, pasi vetë Çarlsi i kishte shitur për një shumë të konsiderueshme, e cila gjithashtu është zhdukur.

Filmi njihet si filmi më “hiçkokian,” që nuk është bërë nga Hitchcocku, pasi ka një mister që të mbanë ngjitur për filmi nga fillimi deri në fund, sidomos nga skena e parë që duket sikur të kishte dalë nga filmat e agjentit 007.

Ky mister përreth Rexhinës vetëm çka vjen e thellohet, komplikohet, me emra e ngjarje që mbijnë njëra pas tjetrës dhe në të gjitha të dyshuarit vetëm sa ndërrojnë, secili duke të bindur më shumë se tjetri se janë emri pas krejt të panjohurave.

Përkrah Audrey Hepburn në rolin kryesor është Cary Grant, e goxha punë të mirë në film bën edhe Walter Mathau. Që të tre janë fantastik, ashtu siç do të pritej, në rolet e tyre, dhe kanë një harmoni ashtu siç kërkohet nëpër skena, që i jep flakë misterit edhe më shumë.

Filmi vjen në regji të Stanley Donen, dhe me skenar të Peter Stone.

Është një film i mirë mister, me emra të mëdhenj të kinematografisë të cilët bëjnë punë fantastike në repartin e tyre, para e pas kamerës. Ndoshta përzierja e zhanrit pak me romancë e komedi të largon nga ajo ndjenja e Hitchcockut, dhe nëse do ta shihnit këtë film pa kujtuar legjendë, do të ishte ndoshta më i mirë se sa po ta krahasonim siç bëra këtu. Nota personale: 4/5