Chinatown (1974)

Chinatown (1974)

Me njërin nga skenarët më të përsosur ndonjëherë, “Chinatown” i Robert Towne, është një film i paharrueshëm për të gjithë entuziastët e kinematografisë.

Ana më e mirë e këtij filmi, skenari, shpesh mund të duket si shumë i thellë, kompleks, me shumë kthesa sa që njëkohësisht mund të kthehet në të metën më të madhe të këtij filmi duke bërë shikuesin të ndërrojë perceptimin për 180 shkallë.

Ngjarja zhvillohet në Los Anxhelosin e vitit 1937, kur një hetues privat angazhohet nga një grua që thotë se është Evelina, gruaja e një inxhinieri të njohur të ujësjellësit dhe energjisë në Los Anxhelos, për të cilin dyshon se po e tradhton.

Ky hetim i Xhejkut, që portretizohet nga Jack Nicholson del të jetë më shumë se një lidhje bashkëshortore në krizë duke zbuluar një rrjet të ngjarjeve që kalojnë personale dhe profesionalen.

Faye Dunaway vjen në rolin e Evelinës, e John Huston është në rolin tjetër dytësor, duke e bërë një trinom aktrimi të përkryer, por që gjithmonë mbetet mbrapa fotografisë dhe sidomos skenarit që në vete ka dialog dhe linja të paharrueshme.

Me 11 nominime për Oskar, dhe vetëm një fitore – për skenarin më të mirë, filmi është i inspiruar nga një ngjarje e vërtetë që veç sa e bën këtë film madhështor.

Është një mister, një film periodik i mrekullueshëm që kap Los Anxhelosin para glamurit, me një fotografi mbresëlënëse, me dy nga yjet më të mëdha të Hollywoodit në rolet kryesore. Për ata që nuk ngopen me këtë zhanër, mund të provojnë edhe videolojën L.A. Noire, që është ekuivalentja e filmit.

Megjithatë, dikujt mund t’i duket pak kompleks, i përzier, dhe kjo mund t’ia humb hijeshinë deri në një masë, përfshirë edhe kamerën. Por, prapë ngjarja, dialogu, linjat tejkalojnë këto. Nota personale: 4/5