Citizen Vigilante (2026)

Citizen Vigilante (2026)

Disa javë më parë nëpër internet doli filmi “The Oddysey,” të cilin pa menduar dy herë e mora. Por, ndonëse ka më shumë se dy dekada që shfrytëzoj internetin për të parë filma, ende, në momente të caktuara, nuk po arrij të dalloj origjinale prej falses.

Në periudha të ndryshme, zakonisht 6 javë pas kinemave, dhe 6 javë para daljes nëpër versione digjitale pasi tash blu-ray e dvd-të po largohen nga tregu, del një film me titull të ngjashëm si origjinali duke provuar të përfitojë nga padituria e njerëzve për të konsumuar produkte argëtuese, e që kësaj radhe më kishte përfshirë edhe mua.

Edhe më nxitëse janë kur këta tituj përmbajnë një narrativë që ushqen inatin, shqetësimet, dhe urrejtjen që ka një pjesë e caktuar e popullsisë. Rasti më i mirë është me filmin e lansuar në twitter nga Elon Musk, një racist i njohur!

“Citizen Vigilante” që në fillim ishte quajtur The Dark Knight, para se Warner Bros., t’ia ngrehte veshin, ndjek një amerikan, me emrin Majkëll, ashiqare, të cilit i ka ardhur në maje të hundës realiteti i ri evropian, sidomos mungesa e efikasitetit të sistemit të rendit dhe ligjit.

Në sekret, ai fillon të mbrojë ata që sulmohen nga imigrantët, të cilët nuk mund të dënohen nga forcat e rendit për shkak të drejtave të “tepërta” që gëzojnë të ardhurit, minoritetet. Pra, për dikë mund të ketë një tërheqje paraleleje edhe tek ne, e edhe për dikë nga ne që e sheh veten më evropian se tjerët.

Armie Hammer kthehet në ekran pas akuzave të ndryshme që e kishin larguar nga ky profesion për një kohë, ndonëse më vonë ndihet i turpëruar për rolin që ka bërë në këtë film, të xhiruar kryesisht nëpër Zagreb, në regji e skenar të Uwe Boll, i cili paralajmëron vazhdim.

Besoj që mënyra e realizimit të këtij filmi, edhe tema, mund të gjejë goxha shumë fansa edhe tek ne, ndonëse jo anëtarë të grupit. Nota personale: 1/5