Janë disa vite që nuk kanë filma të mirë, dhe kur provon të gjesh një arsye pas krejt kësaj mund të rrëshqasësh deri në teori konspirative, ose të zgjedhësh atë më të arsyeshmen, qejfi kombëtar të një vendi për t’u rikuperuar me anë të kinemasë, dhe mungesën e një antidote nga producentët.
“Crash” i vitit 2004 tregon disa ngjarje në Los Anxhelos për një ditë e gjysmë brenda së cilës periudhë karaktere të ndryshme, familje, përballen me probleme që rrjedhin nga të çarat në shoqëri që përfshijnë racën dhe statusin social, dhe pasojat që burojnë nga mungesa e baraspeshës në jetët.
Krejt kjo pabarazi në film merr një shtytje pak si të tepërt në raste, dhe mund ta cilësojmë si “revolucionin” ku Hollywoodi fillon të shtyjë politikën e korrektësisë para, paturpshëm, ndonëse në plan të parë, vet shpërblimi i këtij filmi me Oskar mund të dukej si një shuplakë kundër kësaj politike.
Filmi, për mua, është solid, nën-mesatar, dhe mendoj që do të ishte i mirë për mesin e 90tave pas trazirave në Los Anxhelos, e jo periudhën pas 9/11.
Është shumë i komplikuar me trajtimin e disa karaktereve e historive, dhe kjo e bën edhe më zor për t’u shijuar. Me të drejtë konsiderohet si njëri ndër filmat më të dobët që ka fituar Oskar, por kur shohim listën e filmave të nominuar të atij viti, e vërejmë se ka qenë njëri prej viteve më të dobëta që mund të kujtojë vetëm fundin e 70tave.
E vetmja arsye pse duhet ta shihni këtë film është nëse doni të kompletoni listën e filmave fitues të Oskar, dhe në atë listë ky nuk është më i keqi. Nota personale: 2/5

