Crazy, Stupid, Love (2011)

Crazy, Stupid, Love (2011)

Nga pena e njërit prej emrave më të mirë në film e televizion, Dan Fogelman, vjen njëra nga komeditë më të çmendura, më të marra, më romantike!

Që të tria këto, ashtu si titulli, janë të përziera, lëmsh, në këtë film që ka edhe një listë aktorësh që në atë kohë e më pas do të bëheshin emra të mëdhenj të film, si nga suksesi komercial, ashtu edhe ai kritik.

Steve Carrell dhe Julianne Moore janë burrë e grua martesa e të cilëve është “stabilizuar”. Kalli vendos të largohet nga shtëpia kur mëson se Emili ka një aferë me kolegun e saj, David Lind’hagen – Kevin Bacon.

Si një burrë në moshë të mesme, Kalli shuan mërzinë në alkool deri kur i plas nervat Xhejkobit – Ryan Gosling. Ky i fundit është një “fundërrinë” që di si të sillet me vajza, dhe e merr Kallin si projekt të tij.

I “reformuar” Kalli fillon të shuajë mërzinë në gra tjera, derisa për fëmijët angazhon Xhesikën, e cila ka një “simpati” në Kallin, derisa djali i Kallit, 13 vjeçari Robi e ka simpatinë Xhesikën. Por kjo është vetëm një pjesë e “lëmshit.”

Filmi është i përshtatshëm për fëmijët prej moshës 12 vjeçare me kujdesin e prindit. Këtë e them se nga fjalët më lart mund të duket si shumë eksplicit, por në fakt nuk ka ndonjë nudizëm të theksuar.

Më shumë komedi se romancë, ky film është një kombinim i këtyre zhanreve me efekt pozitiv, derisa ka njërën ndër skenat më të “çmendura” në film. Aktrimi është fenomenal, e mos të harroj edhe emrat si Emma Stone, Marisa Tomei, e edhe Josh Groban!

Ndër filmat më të mirë të dekadës së kaluar, të cilin do ta vazhdoni ta gjeni si gif e meme, e edhe ta shikoni më shumë se dy herë, gjithmonë si herën e parë. Nota personale: 5/5