Nëse do të ishte një version filmi për “How I Met Your Mother”, veçse më i këndshëm dhe më familjar, atëherë “Definitely, Maybe,” është ai versioni i përkryer.
Uilli është një konsulent politik i cili kureshtjen e bijës së tij se si janë takuar prindërit e saj, e jep në një kryqëzim të tri historive të tija, pas rrëfimit së të cilave, vetë Maja do të zbulojë nënën e saj.
Harmonia skenike ndërmjet Ryan Reynolds e Abigail Breslin, e cila ka qenë yll në vitet e fëmijërisë së saj, është e mahnitshme në realizimin e dialogëve, të cilët ndonëse në raste si narracion pas historive, janë goxha të këndshëm.
E në tri historitë e Uillit janë Ejprill, Sarah, e Natasha, të portretizuara nga Isla Fisher, Elizabethe Banks, e Rachel Weiz.
Narracioni i historive brenda filmit është i shkëlqyeshëm duke krijuar një lojë jo vetëm për Majën, por edhe për neve si shikues të zgjedhim se cila nga tri vajzat vërtet është nëna e Majës, duke shkuar ndoshta deri në përzgjedhjen e favorites.
Është një film i realizuar për merak në aspektin teknik, e shkëlqen edhe më shumë falë aktrimit të aktorëve kryesorë të cilët për fund japin një film të këndshëm duke gërshetuar zhanrin romancë e familje. Nota personale: 5/5

