Despicable Me 4 (2024)

Despicable Me 4 (2024)

Pasi vizituam fëmijërinë e Grus te Minionët e fundit, në një mënyrë prapë mbetemi me fëmijërinë e Grus.

Te “Despicable Me 4,” armiku i Grus nga fëmijëria detyron atë të ikë dhe të ndërrojë identitetin, bashkë me familjen dhe minionët. Në lagje të re, me emra të rinj, Gru, Lusi, çikat dhe minionët provojnë të përshtaten në një botë “normale” dhe në diçka që nuk jemi mësuar të shohim – Grun në “defensivë.”

Shumica e çasteve komike vijnë në këtë përshtatje, si zakonisht me minionët, por të cilët po mbesin pak mbrapa çikave, dhe djalit, që po e marrin një rol më kryesorë në këtë seri të filmave, diçka që edhe po i jep freski ndoshta ngjarjes.

Pos emrave të zakonshëm, kësaj radhe kemi edhe shtime si Will Ferrell, Sofia Vergara, e Stephen Colbert, të cilët bëjnë një punë të mirë në rolet e tyre.

Edhe pas katër vazhdimeve, Despicable Me mbetet një film argëtues për të gjitha moshat, pa humbur magjinë që do të ndodhte zakonisht në këtë stad të një franshize. Nota personale: 4/5