Kur fillon të shikosh një film të Marvel, nuk pret të lodhësh trurin aq shumë sepse vetë ky univers e këta filma janë të bërë për çlodhje e argëtim të lehtë!
Te Doctor Strange, fillimi duket të jetë i tillë, por veç sa shkon e komplikohet, si ngjarja ashtu edhe karakteret, të cilat ndonëse prezantohen në masë të mjaftueshme, ky prezantim e numër i karaktereve sikur bëhet lëmsh. E nëse ky ju duket lëmsh dhe juve, atëherë mos vet për vazhdimin tjetër.
Filmi fillon mirë, thjesht, me doktorin që është njëfarë “iron-man” në vete në tentim për të gjetur aftësitë e mëparshme. Benedict Cumberbatch është i përshtatshëm për këtë rol por duket sikur “i jep shumë zor,” për të portretizuar karakterin e Strejnxh.
Prandaj, mendoj se edhe Cumberbatch edhe Rachel McAdams, bëjnë punë të mirë në fillim të filmit, se sa me futjen në botën e superheronjve. Më thjesht, nuk duket se asnjëri janë të bërë për film me superheronj, fantazi.
Pastaj kemi Chiwetel Ejiofor, Mads Mikkelsen, Tilda Swinton, e emra tjerë të cilët bëjnë punë të mirë, por janë të shumtë në numër për një fans “normal” të Marvel.
Në fund, “Doctor Strange,” mbetet një freski e këndshme në botën e Marvelit, si një urë ndërmjet fansave besnikë dhe neve që duam diçka më shumë, por mendoj se nuk arrin të kënaqë plotësisht asnjërën palë. Nota personale: 3/5

