Double Indemnity (1944)

Double Indemnity (1944)

Njëra ndër kryeveprat e Billy Wilderit, dhe pishtarët e zhanrit noir del të jetë edhe filmi edhe me humbjen më të mëdha në Oskar – nga shtatë nominime, asnjë fitore. Kjo është më shumë për shkak të temës që ngërthen në vete.

Filmi, inspiruar nga ngjarje e vërtetë, zhvillohet në Los Anxhelosin e viteve 1930ta. Një ditë, një agjent sigurimesh viziton shtëpinë e një klienti për të vlerësuar polisën e sigurimit dhe aty takon edhe gruan e tij, Fillisin. E pakënaqur me martesën e saj dhe me bisedën që kthehet drejt sigurimit të jetës, sidomos nga klauzola e “dëmshpërblimit të dyfishtë,” nga vjen edhe titulli i filmit, ajo diskuton me Ualterin llojet e vdekjeve aksidentale që do të konsideroheshin si vdekje që mbulohen nga kjo pjesë e sigurimit.

Tash po e dini nga shkon filmi, dhe planin e Ualterit dhe Fillisit.

Barbara Stanwyck vjen me njërin nga rolet më të mira të karrierës së saj duke portretizuar për mrekulli Fillisin si një grua që ka harruar dashurinë dhe tash me plan gjakftohtë dhe të pashpirt, duke tërhequr drejt kësaj rruge edhe Ualterin, që vjen nga Fred MacMurray që duket se gjen veten edhe më mirë larg roleve të tija më buta kryesisht.

Edhe në aspektin teknik filmi shkëlqen, kuptohet falë Billy Wilderit që arrin të përçojë krejt tensionin dhe misterin sa me dialogët e tij të njohur, edhe më shumë me anë të fotografisë që i jep jetë ngjarjes.

Për fansat e zhanrit noir, por edhe për ata që nuk e kanë shijuar kurrë këtë zhanër, ky mund të jetë “fillimi i një gjëje shumë të bukur,” sidomos në të tretën e fundit të filmit. Nota personale: 5/5