Dumb & Dumber (1994)

Dumb & Dumber (1994)

Shpesh e përmendi një paradigmë e John Cleese, i cili pos Monty Python ka edhe “Fawlty Towers” që është ndër seritë më të mira angleze, kur thotë se nuk mund t’i tregosh budallait se ai është budalla pasi për ta kuptuar që është budalla atij i nevojitet me pas një kapacitet bazë për të dalluar budallain nga i mençuri.

Më shkurt – budalla tek se osht budallë nuk merr vesh që osht budallë!

Te “Dumb & Dumber” i kemi dy djem që mendojnë se janë të mençur por në fakt janë “kokrra e budallës.”

Është një version modern i “Three Stooges,” porse komedia e tyre më shumë bazohet në vendimet e çmendura që i bëjnë se sa një komedi fizike.

Si shokë të ngushtë Llojdi e Harri bëjnë punë normale, janë zemërmirë, por nuk kanë fort mendje.

Llojdi është shofer i limuzinës, dhe gjatë kësaj pune ai takon një grua që udhëton në qendrën skitare Aspen. Me idenë që ka harruar valixhen e saj, Llojdi niset nga Atlantiku deri në Kolorado, në të cilin udhëtim merr edhe Harrin, i cili është një kujdestar kafshësh shtëpiake.

Ky udhëtim do t’i vë përballë pozitave të çmendura, interesante, dhe në shumë raste goxha qesharake.

Është një lloj i komedisë që shpesh përshkallëzohet në të gërditshme, por është normale të presësh këto nga ky çift shokësh.

Gjatë kësaj rruge, ata do të ndeshen edhe me dikë tjetër që është në kërkim të po asaj valixheje që sjell hapësirë për aksion, por nuk është i tepruar, gjithmonë duke mbetur komedi si film.

“Dumb & Dumber” është një nga komeditë më të mira në rrugë, e veçantë nga të gjitha për shkak të karakterit të dy personazheve kryesore, e Jim Carrey me Jeff Daniels kanë harmoni të përkryer në skenë. Nota personale: 4/5