Emilia Perez (2024)

Emilia Perez (2024)

Zoe Saldana ka disa paraqitje fantastike në film ku vetë mban tërë filmin fund e krye. Pos karrierës së bujshme filmike, edhe në serinë e fundit, “Lioness,” së paku në sezonin e parë ka qenë e hatashme.

Pos aktrimit, ajo këtu tregon aftësitë e saja edhe në këndim e vallëzim, e në të cilat shfaq po të njëjtin nivel të talentit. Është e mahnitshme në ato pak këngë që ka!

Selena Gomez nuk është në të njëjtin nivel, por së fundmi te “Only Murders in the Building” po më pëlqen harmonia që ka me dy legjenda të televizionit. Edhe ajo këtu provon të këndojë e të flasë në spanjisht. Edhe të vallëzoj, ama…

Tema e filmit ka të bëjë me një kriminel meksikan i cili vendos të ndërrojë gjininë, dhe për këtë angazhon karakterin e Zoe Saldana. Pastaj në skenë kthehet gruaja e tij, e saj tash, karakteri i Selenës bashkë me fëmijë, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për tranzicionin, dhe kjo vendos të ecën para me jetën, por ai/ajo/ata/ato nuk pajtohet edhe kris kënga!

Nejse, kënga fillon shumë ma herët, e njëkohësisht shihet që pos që është një propagandë e dobët kundër tradicionales, është një film edhe teknikisht, edhe artistikisht keq i realizuar.

As Zoe Saldana, me krejt talentin e saj nuk arrin ta shpëtojë, sepse edhe këngët janë shumë, shumë të kota, e nuk do t’u pëlqenin as fansave më të mëdhenj të muzikalëve. Nota personale: 1/5