“Tu kqyr m’i rehatu tjerët, e harron veten.”
I njëjti fat pothuajse e ndjek Emën, një vajzë naive e cila mendon se msitnija që ka bërë ajo ka martuar kujdestaren e saj.
Derisa të gjithë e dinë se faktet nuk janë ashtu, naiviteti i saj e shtyn të mendojë se ajo vërtet ka aftësi për msitnija, dhe kështu fillon misionit për të “rehatuar” të gjithë në rrethin e saj.
Romanet e Jane Austen gjithmonë sjellin një freski nga periudha e fundshekullit XVIII e fillimi i shekullit pasues duke iu dedikuar një sfere tjetër të jetës – romancës dhe dashurisë me krejt pengesat e tyre.
“Emma” është disi më ndryshe nga ato pasi vetë Austen kërkon një heroinë për qejfin e saj duke e bërë një vet-flijuese që vë të gjithë para vetes dhe lumturisë së saj.
Filmi i vitit 1996, në regji e skenar të Douglas McGrath sjell ndoshta adaptimin më origjinal të veprës së Jane Austen duke i mbetur besnik në masë të madhe.
E për suksesin e këtij filmi meritat më të mëdha i takojnë aktrimit të Gwyenth Paltrow, e cila bën një punë të mahnitshme, duke filluar një seri filmash romantik me të si karakter kryesor që kulmon me performancën e saj në “Shakespeare in Love.”
Është një film që u intereson vetëm fansave të Jane Austen dhe literaturës, e për këta fansa është një gjallërim filmik i veprës. Nota personale: 4/5

