Sylvester Stallone është në burg!
Pas një avarie, ai gjen rrugën jashtë, në liri, dhe i përcjellë nga gruaja e Majkëll Skot dhe 50 Cent vendos të ndalet në mes të rrugës, në uniformën e të burgosurit. Në këtë hall, ai niset drejt një kabine telefonike, ku rrugës shihet nga policia dhe për pak minuta rrethohet nga forcat policore.
Në këtë moment, vjen Kingpini, i cili me t’u shpjeguar diçka të padëgjueshme për ne, merr Stallonen, në këtë rast Rej Breslinin me vete.
Është një fillim drithërues i këtij filmi, që në bazë të titullit, do të premtonte një ndjekje të gjatë të Rej nga forcat e rendit.
Me të mësuar që Rej është bashkëpronar i një firme të sigurisë që teston masat që kanë burgjet, atëherë e kuptojmë temën dhe misionin tjetër të Rejit.
Në misionin e radhës, Rej nuk e di as ku do të shkojë as nga kush do të dërgohet, ndonëse merr masat e tija që të marrë informata shtesë, kësaj radhe nuk shkon gjithçka sipas planit.
I rrethuar me kryekriminelë, ai provon të gjejë mik në Rotmajerin, i cili portretizohet nga Arnold Schwarzenneger.
Tash, një kombinim skenik i Stallones me Arnoldin është ëndërr e çdo fëmije të paraluftës, dhe kjo duhet të jetë arsyeja kryesore nëse dëshironi të shikoni këtë film. E nëse është, atëherë nuk do t’ju zhgënjejë, ashtu siç nuk më ka zhgënjyer as mua.
Veçse është e çuditshme pse ende nuk ka vazhdim të këtij filmi. Nota personale: 3/5

