Vitet 2000ta njihen për filma të shthurur adoleshentësh.
Disi me “humbjen e marres” kemi një seri filmash që çmontojnë tradicionalen dhe tabunë në ekran, e ndonëse nuk shkon në kufi, “Eurotrip” është film që ia bëjnë të rinjtë “për trip.”
Skoti në maturë e mëson se Fiona e ka tradhtuar me Donin, i cili për këtë gjë i ka dedikuar një këngë ish-it të ish-të dashurës me “Skoti nuk e di.”
I inatosur nga krejt kjo, Skoti vendos të takojë Mieken, gjermanen për të cilën mendon se quhet Mike, e cila tash e ka bllokuar për shkak të dyshimeve të tij. Skotit i mbetet të kërkojë krejt Evropën për Mieken
Tash, kjo tregon edhe idenë amerikane që Evropa është një vend dhe ashiqare Skoti do ta gjejë lehtë Mieken nëpër Gjermani.
Udhëtimi i tyre në Evropë, ku me Skotin janë edhe miku i tij Kuperi, shoqja e tyre Xheni, dhe vëllai i saj binjak, Xhejmi.
Gjithçka që është e mundur do t’ju ndodhë atyre, nisur nga takimi me ultrat e Manchesterit, të udhëhequr nga Vinnie Jones, takimi me Xenën si një dominatriks, Fred Armisen si një romantik italian, e sigurisht që do të dalë edhe ish-e dashura e Skotit, Fiona, e vetë Doni – Matt Damon.
Filmi është i mbushur me “taksirate,” e momente të këtyre yjeve që vijnë në role dytësore, që e bën “Eurotrip” një film kulti, që sot ka një bazë të fansave të cilët e shijojnë filmin ndonëse në vete nuk ka asgjë të veçantë në aspektin artistik, pos një udhëtim plot befasi. Por, mendoj se nuk shikohet për së dyti, pasi momentet më të mira janë nëpër YouTube, nga takimi me Vinnie Jones, deri te skenat me Xenën.
Është ndër filmat e veçantë për aventurë adoleshentësh amerikanë nëpër Evropë. Nota personale: 2/5

