Keanu Reeves është një detektiv i cili heton vdekjen e partnerit të tij në punë, dhe gjatë këtij hetimi ai zbulon korrupsion dhe sekrete në departamentin policor. Në anën tjetër, Ana De Armas është një grua e re që jeton vetëm me vjehrrit, dhe papritur fillon të përjetojë parafytyrime që ajo i sheh si mrekulli.
Këto dy histori ndërlidhen dhe bëhen sa të komplikuar edhe më shumë të pakuptueshme, me një skenar goxha të mërzitshëm që e bën filmin thjesht të pashikueshëm.
E vetmja arsye për ta shikuar është aktrimi i Ana de Armas, e cila bën një punë goxha të mirë në rolin e saj, që i përshtatet goxha mirë, ndonëse mbetet e humbur në histori. Në anën tjetër, Keanu Reeves është aty sa për të thënë që është.
Filmi duket se ka pasur potencial, por është zhvilluar tmerrshëm, dhe në fund nuk mendoj që do ta shikonin as vetë aktorët në film. Nota personale: 2/5

