Eyes Wide Shut (1999)

Eyes Wide Shut (1999)

Ata që e kanë pa filmin, ashiqare nuk e kanë problem pjesën eksplicite që do të jenë në vazhdim, kështu që le të shërbejë si asi njoftimi që del në fillim të filmit 12+ e kuptohet që spoilera nuk ka.

Nëse e shikojmë në aspektin filozofik, si për ironi krejt ky film lidhet me skandalin e fundit nëpër Amerikë me shokun e Trumpit!

Por, Stanley Kubrick, për të cilin thonë se kishte plasur me sharje e ofendime për “editimin” e filmit në premierën e Londrës, pak ditës pas së cilës kishte ndërruar jetë, mund të ketë dashur të japë një “mesazh” për ato që sot po provojnë t’i vendosin në normale.

E normalja gjithmonë është relative dhe për shtatin e atyre që e kanë pushtetin – diçka që ka qenë ilegale dje bëhet legale sot, dhe e kundërta, varësisht çka e kënaqë pushtetin!

Nëse nuk i kënaqin gjinjtë por penisi, atëherë do të normalizojnë epshin për këtë të fundit, e nëse nuk i kënaqin të rriturit, por emri i 17 herë kampionit të Zvicrës në futboll, atëherë do ta normalizojnë këtë, ose së paku ta bëjnë relative.

Doktor i gjinjve është Dr. Bill Harford, i martuar dhe me një vajzë të vogël. Gjatë punës dhe jetës së tij të kotë Billi një ditë merr një mesazh që do ta futë në një botë sekrete.

Aty ai do të hasë në një maskaradë orgjish dhe shthurjesh, ku gjithçka sillet rreth temës kryesore të profesionit të tij – gjinjve.

Personalisht, me një ide katundare e kam parë të pahijshme që një burrë sot të specializojë gjinjtë apo të jetë gjinekolog, sidomos kur ka më shumë gra që diplomojnë si mjeke se sa burra.

Por, pastaj në YouTube kam gjetur doktoreshën Rena Malik, një urologe që na mëson më shumë se kushdo nëpër sistemin mësimor fillestar në vend.

Është ironike si mësojmë për historinë e Tajlandës, Andet, e Apalaçet, por nuk mësojmë disa gjëra bazë për veten e jetën në shoqëri. Ndoshta është një konspiraci të na ngarkojnë trurin me kotësia e gjërat më të rëndësishme e njëkohësisht më të thjeshta të na mbesin te ekonomistë, juristë, mjekë, e të tjerët.

Filmi është plot konspiracione, dhe fatkeqësisht, si zakonisht, nuk ofron një mesazh të qartë pos që “bota sillet rreth gjinjve,” e krejt kjo portretizohet për mrekulli në pjesën kryesore të filmit.

Është një ritual, një shtjellim i krejt ngjarjes me një përpikëri të zakonshme të Kubrickut, por disi mbetet në plan të dytë sidomos me një tentim për të ndërlidhur historinë e doktorit, gruas së tij, dhe fëmijës së tyre si një paralele me botën sekrete ku shkon doktori.

“Eyes Wide Shut,” ka lënë shumë paqartësi mbrapa vetes, por njëkohësisht, ashtu si thotë edhe emri i filmit, shumëçka është e qartë në thellësi të filmit, dhe devijimet mendoj që janë sa për të shtjelluar temën kryesore, edhe më shumë për të qenë si shpërqendrim për të hapur temën deri picërrojmë sytë për të parë mesazhin e vërtetë.

E nëse nuk e keni për me hallakat diçka më filozofike, atëherë mund të shihni shumë gra nudo, nëse kjo është çfarë ju intereson. Por, filmi është një portret i frikshëm i shoqërisë, më saktë, një pjese të shoqërisë të cilën shtresa e ultë e adhurojnë si diçka hyjnore, derisa ne në mes nuk mund t’u hapim sytë!

Tash, s’po di!

Ma mirë po nalna se qeshtu gjinja po botojnë libra masanej :p

I gjatë, të kruan trurin, dhe ka shumë erotikë dhe nudizëm. Nota mesatare: 4/5