Fame (1980)

Fame (1980)

Më shumë se film, “Fame” është një kolazh i biografive të artistëve të panjohur, në ardhje, ose më mirë thënë, studentëve të artit.

Filmi është shumë muzikë se aktrim, ngjan në një dokumentar për një gjimnaz muzike në Nju Jorkun e viteve të 70ta.

Edhe ngjarja është e vendosur në këtë periudhë e vend, dhe fillon me një grup adoleshentësh që përgatiten për audicionet në tri departamente të gjimnazit të arteve të performuara – dramë, muzikë, vallëzim.

Nga një vajzë me nënë strikte, te i biri i një aktoreje të famshme, te një mik që vjen për të përkrahur tjetrin, por del të jetë më i mirë se ai, audicionet janë të mbushura me nxënës të talentuar në këto tri fusha.

Filmi sjell kombinimin e ngjarjeve në shkollë, jashtë saj, në mësime, jashtë mësimeve, gjithçka që prek një jetë të një adoleshenti, gjimnazisti, dhe si përballen në një mënyrë kreative me këtë pjesë të jetës.

Ajo që e bën “Fame” interesant është anonimiteti i fytyrave, me ndoshta Irene Cara që duket të jetë më e njohura më vonë, e për pjesën më të madhe, filmi të duket si një dokumentar me momente artistike, këngë e vallëzime herë pas here, me ndonjë monolog.

Është i mirë për fansat e muzikalëve, por jo kushedi sa. Është në mesin e atyre filmave të mbivlerësuar me çmime. Nota personale: 2/5