Realizimi i shumicës së komedive të viteve 2000ta duket si hajgare! Ngjan sikur një grup shokësh janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të bëjnë një film.

Në këtë rast, Jason Segel, duket se është bërë skenarist veç që të shfaq kalemin e tij në film kinse nga mërzia për ish-të dashurën, yll-filmi, e cila tash ka gjetur një britanik.

E dashura është Kristen Bell në rolin e Sarah Marshall, britaniku është Russell Brand, i përvuajturi është Jason Segel në rolin e Piterit i cili shkon në pushime për të harruar Sarah Marshallin, por e gjen të njëjtin hotel me të.

Në rolet tjera janë Mila Kunis, Bill Hader, Paul Rudd, Jonah Hill, pra të gjithë emra të së njëjti “kalibër” në vitet para-seriozitetit të tyre në Hollywood. Regjia vjen në Nicholas Stoller i cili pas debutimt me këtë film, vazhdon me Bad Neighbors, Five-Year Engagement, e Get Him to the Greek, që janë filma të ngjashëm me këtë – komedi romantike joserioze që shërbejnë për të humbur kohë e t’u çlodhur për gati nja dy orë, gjatë të cilave edhe nëse dremisni, jo që do të humbni diçka të rëndësishme.

Komedi romantike me temë të lehtë që shërben si një kolazh i yjeve të serive komike të viteve 2000ta, e që do ta harroni më lehtë se karakteri i Jason Segelit, Sarah Marshallin! Nota personale: 3/5