Xhim Hallpert, ose këtu i njohur si Luk Purdju vjedh një pikturë në Tajlandë dhe gjatë kësaj arratie, ai ndiqet deri në Londër. Aty, ai takon motrën e tij, Sharlotën, e cila punon në muze, dhe nga e cila vjedh një tjetër pikturë.
Filmi përqendrohet në zbulimin e sekretit të “burimit të rinisë,” lokacioni i së cilit mendohet se është fshehur nëpër piktura, e ky mision i dërgon nëpër një aventurë globale motër e vëlla, bashkë me miqtë e armiqtë e tyre.
Tema e filmit nuk është aq tërheqëse, që e bën “Fountain of Youth,” një film të thjeshtë e sipërfaqësor.
Nëse ju pëlqejnë John Krasinski e Natalie Portman, të cilët vijnë në dy rolet kryesore, bashkë me Eiza Gonzalez e Domhnall Gleeson në rolet tjera, atëherë ia vlen të shikohet.
Shtoni kësaj edhe regjinë e mjeshtrit të filmave aksion, Guy Ritchie, dhe skenarit të James Vanderbilt i cili ka përvojë të mirë në këto gjëra, atëherë nuk do të zhgënjeheni.
Pra, aksion, aventurë, dhe pamje vizuale të këndshme. Tema është ana më e dobët e këtij filmi, bashkë me 125 minuta.
Film mesatar, e lehtë mund të dalë edhe zhgënjyes nëse nuk vini për aktorët. Nota personale: 3/5

