Bajagi peshë e madhe osht me pas emrin Luan.
Aq e madhe sa të çon pesh’ kanihere.
Të “çum peshë,” janë edhe katër myslimanë të radikalizuar që jetojnë në Shefilld të Anglisë, tre nga ta pakistanezë, të cilët ëndërr e kanë të bëhen bombardues vetëvrasës!
Filmi është komedi, edhe nuk e di kur kam qeshë aq shumë sa me këtë film, edhe atë komedi e errët. Zakonisht kjo i bie që vetë karakteret nuk e dinë që janë komike, e neve si shikues na bëjnë të qeshim.
Për pak më shumë se 90 minuta, do të ndjekim aventurat e Omarit, kushëririt të tij Uazhit, Faisalit, dhe anglezit të konvertuar Berrit. Dy të parët për t’u stërvitur vizitojnë një kamp në Pakistan nga ku ikin me “të katrat” që ja bën populli; Faisali merret me furnizime, e Berri provon të rekrutojë të rinj derisa ka ide goxha “të veçanta.”
Filmi është i realizuar në vitin 2010, me skenar të Jesse Armstrong, i njohur së fundmi për “Succession,” e Riz Ahmed vjen në rolin kryesor të Omarit.
Filmi trajton radikalizmin nëpërmjet katër karaktereve mendjelehta të cilat shërbejnë për shumë skena komike, por nuk e ka qëllimin që të jetë komedi. Pra, ngjarjet nuk janë bërë për të qeshur, por ka momente shumë komike që e kthejnë në një satirë politike.
Është ndër filmat më të mirë britanik të këtij zhanri. Nota personale: 5/5

