Më shumë se dy dekada pas filmit të parë, fantastik, mallkimi i njëjtë prek nënë e bijë, Tesën dhe Anën. Por, kësaj radhe nuk janë vetëm ato dyja që ndërrojnë trupat. Në këtë situatë tash janë edhe dy vajza tjera, e bija e Anës dhe mbesa e Tesës, Harper, dhe shoqja e saj, Lili.
Më shumë se shoqe, Lili mund të jetë motra e Harperit, pasi babai i saj është në lidhje me nënën e saj, Anën.
Pra, për ata që janë kënaqur me filmin e parë, dhe krejt atë tollovinë e ndërrimit të rolit mes nënës dhe të bijës, tash argëtimi është dyfish më i madh kur në këtë ekuacion përfshihen edhe dy vajza tinejxhere.
Dhe të dyja përshtaten mirë në krejt këtë katrahurë, me Harperin që portretizohet nga Ana-Kat e “American Housewife,” e njohur për rolin e saj si fëmijë ekscentrik në serinë jo-aq të njohur, por tepër të nënvlerësuar amerikane. Ajo ka harmoni të mirë skenike me Lilin, që vjen nga Sophia Hammons, e cila përshtatet në krejt këtë dramë familjare, pjesë e së cilës nuk dëshiron të jetë aspak.
Manny Jacinto është Eriku, i dashuri i Anës dhe babai i Lilit, dhe mbetet në plan të dytë si Mark Harmoni, që kthehet si Rajani.
Kthehet edhe Chad Michael Murray, e fantastike në rolin e tyre, sikur mos të ketë kaluar asnjë ditë nga filmi i parë janë Jamie Lee Curtis si TEsa dhe Lindsay Lohan si Ana, që të dyja në krye të detyrës.
Filmi është fantastik, sidomos për nostalgjikët dhe fansat e filmit të parë, me të cilin vazhdon të mbajë nivelin e njëjtë e edhe më të mirë të komedisë. Me këtë ritëm, do të duhej të kishim edhe një vazhdim të tretë, mundësisht para vitit 2047. Nota personale: 5/5

