Ka shumë arsye personale për të mos e pëlqyer këtë, por asnjëra nuk janë objektive, jo që kanë qenë ndonjëherë.
Nga glorifikimi i tepruar i Parisit, te bota e modës, konsumerizmi i përvjedhur, deri te Audrey Hepburn, e cila provon t’i japë jetë një karakteri që pretendon të jetë formë e re e feminizmit, por prapë mbetet peng i industrisë.
Audrey Hepburn, si gjithmonë, është magjepsëse. Harmonia skenike me Fred Astaire, përkundër dallimit në moshë, është fenomenale, sidomos në pjesën muzikore e vallëzuese. Nuk mund të pritet më pak nga të dy kur dimë për karrierën e tyre. E edhe Kay Thompson, në rolin e shefes që kërkon një fytyrë për kampanjë të re të modës, pink.
Tema është pjesa me e dobët e filmit – gërshëtimi i kulturave, modës sipërfaqësore dhe thellësisë filozofike për jetën. Të dyja përballen në Paris, ku Xho (Hepburn) ëndërron të studiojë filozofinë, dhe për këtë qëllim pranon të jetë pjesë e kampanjës së modës.
Dhe pastaj krejt kjo betejë mbetet si një luftë që provon të merret lehtë, pak si komedi, më shumë me këngë.
Filmi është i mirë, jashtëzakonisht i bukur, aktrim fenomenal, por prapë tema meh. Nota personale: 3/5

