Në samitin e 20 vendeve më të mëdha të botës në Afrikën Jugore ku merren peng nga një kriminel i quajtur Rautlexh.
Ditë më parë, Rautlexh ka marr një kuletë kripomonedhash në vlerë prej 70 milionë dollarëve, dhe tash kur i zë peng përdor teknologjinë për të pasuruar veten dhe akuzuar liderët për korrupsion.
Antony Starr, Homelander i “The Boys” vjen në rolin e Rautlexh, që i shkon për shtati, ndërsa Viola Davis është presidentja e Amerikës, e Anthony Anderson, të cilin nuk di kur e kam parë në një rol serioz është burri i saj.
Filmi zgjat rreth 100 minuta, po më janë dukur si 1000 minuta sepse aq shumë ngjarje ndodhnin, aq të zakonshme për këtë temë – krejt liderët tjerë janë në plan të dytë, dhe vetëm presidentja e Amerikës është më e forta – që e bën filmin të parashikueshëm, bile edhe në detaje!
G20 është humbje kohe në glorifikimin e tepruar dhe të zakonshëm të vetvetes, dhe pos Antony Starr nuk ka diçka interesante. Nota personale: 2/5

