Në atë që mund të konsiderohet si filmi i parë biografik, më saktë autobiografi për Bruce Lee, “Game of Death” artistikisht mbetet shumë mbrapa kryetitujve të mjeshtrit të njohur të arteve marciale.
Megjithatë është një shpagim, hakmarrje për vdekjen e tij që kishte ndodhur pesë vite para se të publikohej ky film.
Billi Lo është një yll filmi i njohur nga Hong Kongu, të cilët aftësitë në kung-fu i japin famë, edhe për të keq duke shtyrë organizatat kriminale të kërkojnë haraç. Kur Billi refuzon, atëherë situata përshkallëzohet duke i rrezikuar jetën e duke sfiduar aftësitë e tija në artet marciale, dhe vetë mbijetesën.
Filmi përmban shumë gjëra që do të ktheheshin në kulturë alfabetike të filmave të kung-fu, përfshirë veshjen dhe stilin e Bruce Lee, dhe disa nga duelet më të njohura, më legjendare që edhe sot mbeten të paharrueshme.
Përkrah Bruce Lee janë edhe disa emra më pak të njohur në botën e Kung-Fu dhe filmit, pastaj Colleen Camp si e dashura e tij, Hugh O’Brian si Stajneri, dhe Kareem Abdul-Jabbar e Dan Inosanto si pjesë të skenave ndër më të njohura në histori të këtij zhanri.
Filmi ka edhe shumëçka që duhet të dimë, por mund të prishin përvojën që do të sillte për ata që e shohin për herë të parë.
Ka shumë arsye pse është film legjendar, dhe njëkohësisht teknikisht mbetet vetëm mesatar. Nota personale: 3/5

