Nuk ka më mirë se ta dish qëllimin dhe temën kryesore të filmit.
Për shembull, te “Gia,” ashiqare qëllimi është të zhvishet Angelina Jolie, dhe kjo bëhet, në total, ashtu siç do ta imagjinonin fëmijët adoleshentë të cilët nuk kanë parë diçka të ngjashme në jetë reale.
Dhe për këta, ky film do të jetë “top-film.”
Do të jetë top-film edhe për kritikët të cilët i kanë dhënë edhe një Emmy, pasi është film televiziv, nuk është shfaqur në kinema, për atë që duket se është një mishërim i artit, më saktë modeles italiane të modës së viteve 1970ta, Gia Carangi, jeta e së cilës ishte e mbushur me ngjarje bizare dhe ekstreme, ndoshta, deri te shuarja totale.
Angelina Jolie është Gia, dhe bën punë të mirë nga fillimi kur provon të bëhet një modele jashtë turmës, e veçantë në qasje, plot vetëbesim, por në vete ka diçka krejt të kundërt që ndikon në suksesin e saj profesional, dhe katastrofën personale.
Ndoshta është i mirë për fansat e modës, dhe ata që duan ta shohin Angelinën lakuriq.
Por, në thellësi më shumë ngjan në një rit konspirativ që përflitet të jetë si kusht për të marr shkëlqimin hollivudian, një turpërim të hapur, në mënyra të caktuara. Kështu duket “Gia,” si një film i bërë vetëm e vetëm për të zhveshur Angelinën.
Nota personale: 1/5

