Kur i sheh shkronjat e numrat në këtë film të duket gjigant – George Stevens me regji, për të cilën fiton Oskar, edhe tetë nominime për tjerët të përfshirë në këtë film. Elizabeth Taylor, Rock Hudson, James Dean në rolet kryesore, ngjarje e vendosur në Teksasin e viteve 1920ta, në shtresën aristokrate amerikane.
Pa harruar edhe 200 minutat kohëzgjatje. Pra, premton të jetë epik, i paharruar.
Por, njëkohësisht, edhe i pashikueshëm.
Problemi me disa filma është që nuk kanë fare problem, i cili në fakt qëndron te shikuesi, dhe në momentin e caktuar një film nuk na shkon për qejfi, e në një moment tjetër na kënaqë. E përsëris shpesh këto, por zakonisht vlen te filma tjerë, jo 200 minutësha të viteve 50ta.
Filmi mund të jetë një epik madhështor, sidomos për fansat e treshes së aktorëve që përmenda.
E për mua, dy nga këta tre aktorë janë thjesht të padurueshëm në ekran, e me Rock Hudsonin nuk kam problem.
Dhe kjo mjaftoi që të “hate-watch” këtë film, fund e krye!
Prandaj, nota ime personale, si gjithmonë nuk është objektive. Dikujt mund t’i pëlqejë, por për mua është torturë. Aktorët, ngjarja, karakteret, gjithçka shkonte keq. Nota personale: 1/5

