Gilberta Alvarez, Gjigji, është një vajzë e re parisiene, e cila rritet nga gjyshja e saj. Ndonëse jeton e lirë, familja e saj pret që ajo të ndjekë traditën për gratë e rrethit të tyre social, dhe tezja Alisia merr përsipër edukimin e saj në mirësjellje, modë, dhe gjithçka që duhet për t’i shtruar rrugën te shoqëria e ngritur parisiene.
Filmi i bazuar në novelën e rreth 15 viteve më parë, nga shumëkush konsiderohet si njëri ndër filmat e fundit muzikal, dhe nuk e kanë gabim ata që mendojnë kështu.
Ndonëse nuk ka ndonjë këngë që mbetet në kujtesë, filmi ka gjithçka që e bën një muzikal legjendar – këndimin, karakteret, fotografinë, kostumografinë, dhe mbi të gjitha aktrimin.
Në fakt, është nga ata muzikal që më shumë mbështeten në këngë e jo aq shumë në vallëzim, siç janë shumica e asaj periudhe.
Filmi në aspektin artistik ka shënuar një rekord të papërsëritshëm deri gati 50 vite më vonë – ka fituar 9 oskarë, në secilën kategori që ka qenë i nominuar. LOTR: The Return of the King ishte ai që e përsëriti këtë fat në vitin 2004, me 11 sosh.
Vincent Minnelli bën regjinë me skenarin e Alan Jay Lerner, e në roilet kryesore janë Leslie Caron si Gigi, e Hermione Gingold, Isabel Jeans, Maurice Chevalier, e Louis Jourdan vijnë në rolet dytësore.
Pra, nuk ka emra, është thjesht film që ndez në çdo anë për ata që i dojnë muzikalët klasik. Nota personale: 4/5

