Go for It (1983)

Go for It (1983)

Larg perëndimit të egër, Terrence Hill është në rollera duke udhëtuar nëpër Amerikë, derisa e gjen veten në situata të pakëndshme me kamionxhi rrugës.

Pas pak, takohet me shoferin në fjalë në një kafene ku për t’iu hakmarrë në mënyrë indirekte, bën tollovi në të cilin përzihet si gjithmonë Bud Spenceri.

Me t’u kryer zënka, të dy hipin në kamion dhe vazhdojnë rrugën deri kur ndalen nga policia. Vetëm atëherë zbulojnë që asnjëri nuk janë pronar i kamionit dhe bien në zënkë me ligjin.

Jeta e tyre me plot taksirate vazhdon kur pasi shpëtojnë nga policia përfundojnë si agjentë të CIA-s duke udhëtuar, si zakonisht për ta, në Floridë.

Aty bien në kërkim të krimit me teknologjinë më të sofistikuara kur bombat janë në dhëmbë e në qershi, para se të marrin pasi shëtisin rrugëve me një veturë në formë “kau.”

Ndër filmat më të vonshëm të dyshes së famshme, gjithmonë nën regji të Enzo Barbonit e në skenar të Marco Barbonit, “Gof or It,” është plot kthesa e aventura moderne të cilat do të duheshin një jetë të kaloheshin, por për dyshen e famshme mjaftojnë pak më shumë se 100 minuta.

Larg komedisë figurative me të rrahurat e Bud Spencerit, e marifetet e Terrence Hill, ky ndoshta është filmi që ka më së paku këso ngjarje, ku më shumë përqendrohet në ngjarjet e historinë se sa në konfrontime direkte.

Dhe përkundër kësaj është ndër filmat më të mirë të kësaj dysheje, goxha argëtues, larg komplekseve, thjesht aventurë e këndshme. Nota personale: 4/5