Në këtë film, që është më ndryshe, goxha shumë më ndryshe, se filmat e tjerë të Buster Keaton, përkrah tij kemi një yll të veçantë, e që në fakt është një lopë!
Kështu, i pashoqi, që është karakteri të cilin e portretizon Buster Keaton, është një djalë i ri, i vetmuar, i cili pa ndonjë të ardhme në qytet, vendos të shkojë në perëndim, nga edhe rrjedhë emri i filmit, në kërkim të fatit dhe thesarit.
Në këtë rrugë ai shtegton nëpër egërsinë e perëndimit, në të cilën nuk ka gjë pos fermave dhe kafshëve, e edhe në këtë mision ai dështon, sidomos në krahasim me kaubojt përreth.
I neglizhuar, ai e gjen një mike të neglizhuar, lopën me sy bojëkafe, me të cilën krijon një miqësi që nis papritur e vazhdon të piqet me kalimin e kohës.
Është pak i çuditshëm në këtë aspekt, më shumë emocional, pak më i thellë filozofik nëse dëshirojmë ta shohim në atë aspekt, por mbi të gjitha ka të gjitha të mirat që i sillte Buster Keaton në ekran – komedinë fizike, momentet e “trenta,” dhe një finale të veçantë.
“Go West” është njëri ndër filmat më ndryshe, më të nënvlerësuar të Buster Keaton. Nota personale: 4/5
