Green Card (1990)

Green Card (1990)

Një vajzë me pasion hortikulturën dhe mbrojtëse e ambientit, Bronte, jeton në Nju Jork, por ende nuk ka apartamentin e saj të preferuar – me kopsht dhe serë.

Një djalë francez, me pasion për kompozimin, por që punon si kamerier, Xhorxhi, ka nevojë për një vizë, më saktë “green card,” që të qëndrojë dhe të punojë në SHBA.

Këta dy njoftohen nga një mik i përbashkët, falë të cilit edhe kurorëzohen, ani pse nuk e kanë idenë kush është partneri i tyre për jetë. Edhe ashtu nuk u intereson, pasi me të nënshkruar kurorëzimin, të dy do të ndanin rrugët.

Ky ishte plani deri kur departamenti i imigracionit fillon të hetojë martesën e tyre, dhe të dy duhet të krijojnë rrethanat e besueshme që janë një çift i vërtetë.

Tema mund të duket shumë “shqiptarqe,” por Gerard Depardieu në rolin e Xhorxhit dhe Andie MacDowell si Bronte sjelli dy nga karakteret më të këndshme, më të dashura, në një film romantik që është një xhevahir i pazbuluar i romancave legjendare të viteve 90ta, në të cilin “nënzhanër” mund të cilësohet si ndër të parat.

Harmonia e tyre në skenë, edhe kur nuk e ndajnë atë, është fenomenale, e dashur, e ëmbël, që i jep jehonë dhe shije filmit. Dhe kjo romancë ngjyroset nga çaste të lehta komedie, momentesh të bukura, të cilat nuk lejojnë asnjë hije zymtësie të mbulojë ekranin, për asnjë çast.

Peter Weir, i cili vinte pas realizimit të “Dead Poets Society,” sjell regjinë dhe skenarin, derisa Hans Zimmer përkujdeset për muzikën, në atë që është filmi debutues në anglisht i Depardieus. Dhe çfarë debutimi. E Andie MacDowell, si gjithmonë në element.

Film i vërtetë dashurie. Nota personale: 5/5