Pas ngjarjeve në filmin paraprak, askush nuk priste kthimin e Hababamit në shkollë. Nuk pritej as kthimi i mësues Mahmutit.

Në vend të mësuesit Mahmut, në vendin e tij është një mësuese më e re se Hababami, me Shabanin që feston ditëlindjen e 27të me një dhuratë të veçantë, nga një dashuriçkë e tij.

Sherret e klasës kësaj radhe sillen ashiqare me mësuesen e gjuhës, dhe simpatinë e mësuesit të edukatës fizike që e ka ndaj saj. E kur jemi te ora e fizkulturës, Shabani vjen me atë “lookun” legjendar sportiv, ndonëse nuk janë skenat më të mira të kësaj ore në këtë seri.

Pjesa e dytë merr një kah pak më ndryshe, më larg komedisë me të qeshura, me kërcënimin e ri që i kanoset klasës. Porse, shfaqja që vjen në fund është ndër pjesët më të ëmbla të serisë me performancat muzikore që përfundon me korin e Hababamit.

Filmi me Hababamin që ngel nuk është ndër më qesharakët, kalon më shumë nga pjesa emocionale, me një nuancë si finale, por që në fakt do të kthehej me filma edhe më komik.

Ardhja e Shener Shen në rolin e mësuesit të Edukatës Fizike ishte ndër risitë më të mira të filmit, e që veçse që do të vazhdonte të bëhej fantastik në filmat pasues. Performancat e tjerëve, Shabanit, Nexhmisë, Hafizes, mësuesit Mahmut, janë si gjithmonë, të shkëlqyera në rolet e tyre.

Filmi më së paku “qesharak” nga krejt seria e Hababamit me kastën origjinale, provon të na prekë sa neve, ashtu edhe ndërgjegjen e karaktereve që edhe shakatë dinë të teprohen. Nota personale: 4/5