Qysh nga skena e parë e intros kur Shabani u shpërndanë cigare shokëve dhe mësuesit Mahmut, e deri te skena finale me kamionë, “zgjimi” i klasës së çmendur është filmi më i mirë i krejt serisë.
Ndër pjesët më komike të filmit është ora e edukatës fizike me Shabanin e mësuesin Ekrem me të cilin i kanë nja 3-4 skena, secila më e mirë se tjetra. Por, këto skena nuk mbarojnë me kaq, e në krahasim me filmat tjerë janë skena të shkurtra, komike, dhe të kënaqshme.
Shabani si gjithmonë është në rolin kryesor të pjesëve komike, e kësaj radhe edhe iniciatori si shpërndarës cigaresh, barutit, dhe mbi të gjitha hapje tunelesh.
Edhe mësuesit janë më të angazhuar, nga marshet, shpërthimet në laborator, e deri te kënga për “Zyhtiun.”
Megjithatë, është pjesa me Ahmetin, që e bën filmin më përtokë, si nxënësin e vetëm të mirë në klasë, dhe rrjedhimisht dikush që “i ha shakatë” por që ndihmon në zhvillimin e historisë dhe i jep filmit një kuptim që si asnjëherë nuk mungon te filmat e Hababamit në fund.
Janë skenat e shkurtra ku shakatë nuk kanë nevojë për një ndërtim të gjatë që e bëjnë këtë film të qeshësh fund e krye, ndonëse pjesët me Ahmetin nuk janë qesharake, e as nuk duhet të jenë.
Gjithashtu, kemi shfaqjen e përhershme e kësaj radhe edhe këngën e mëngjesit që prapë mbetet ndër skenat më legjendare të Hababamit.
Aktrimi gjithmonë mbetet në nivel me Kemal Sunal, Sener Sen, e Munir Ozkul në rolet kryesore, bashkë me Adile Nasit që në këtë film kalon edhe në rolin e mësueses.
Të gjithë këto elemente e bëjnë “Hababam Sinifi Uyaniyor” filmin më të mirë të kësaj serie. Nota personale: 5/5

