Happy Gilmore 2 (2025)

Happy Gilmore 2 (2025)

Kurrë nuk është vonë për të vazhduar diçka të mirë që ka ndodhur shumë kohë më parë.

Kështu që, shkruani simpatisë, crushit, a dashnisë së vjetër, se ma zi s’bohet!

Gati tri dekada pasi ka fituar kampionatin e parë, tash në hollin e të famshmëve, Happy Gilmore ka katër djem dhe një vajzë, derisa Virxhinia ka vdekur në mënyrë më të çuditshme dhe ndoshta më të përshtatshme për këtë film.

Kjo tragjedi ka bërë Happyn të humb gjithçka, dhe tash jeton me të bijën balerinë, derisa të katër djemtë, të çoroditur, jetojnë larg dhe secili në punën e tyre të çuditshme.

Për të vazhduar shkollimin, Happy duhet t’i kthehet golfit, por tash gjithçka ka ndryshuar, dhe përshtatja me realitetin e ri është e zorshme.

Filmi, pak a shumë, mund të na kujtojë çështje që viteve të fundit ka prekur golfin mes organizatave të kamotshme dhe LIV të arabëve, e cila ka provuar të sjellë risi në lojë, duke rekrutuar më të mirët për miliona dollarë.

Sidoqoftë, ende është sport i padurueshëm për mua, si skuashi e padeli.

Si zakonisht, filmat e Adam Sandlerit janë për çlodhje, pa ndonjë komplikim, dhe zakonisht nën 2 orë, ndonëse ky pak e tepron me disa devijime e informata shtesë.

Nga anët pozitive janë paraqitja në një mënyrë a tjetër e kastës së filmit të parë, e mbi të gjitha emra nga bota e sportit e artit, pa ndonjë përvojë në aktrim.

Happy Gilmore 2 mbetet një vazhdim i lezetshëm i filmit të parë, me një histori të mirë, një film që nuk e dija se më duhej ta shihja. Tash radhën e ka Waterboy, e pse jo edhe 50 First Dates. Nota personale: 3/5