Tom Hardy është detektiv kundër narkotikëve që i ka borxh një favor kandidatit për kryebashkiak, i biri i të cilit është i zhdukur pas një vjedhjeje që fut në telash si policët ashtu edhe bandat e nëntokës.
Karakteri i Tom Hardyt luan rolin e një polici, por i cili ka një të kaluar për të cilën dinë veç katër shokët e tij, njëri prej të cilëve gjendet i shtrirë në spital, tash cak i bandave që kërkojnë mallin e tyre.
Në këtë kërkim, Xhejk (Hardy) mbetet i dyshimtë për shikuesin duke mos ditur se a është karakteri i mirë a i keq, sidomos pas muhabetit fillestar me Lorensin (Forest Whitaker),
Por, asgjë nuk është historia çka është realizimi teknik i “Havoc.”
Filmi vjen me regji dhe skenar të Gareth Evans, i njohur për dy filmat “The Raid,” e që besoj se janë të njohur për fansat e filmave aksion.
Kamera ndjek aksionin duke u dridhur, që për mua e bën përvojën e një filmi aksion më origjinale, sidomos pas krejt atyre të shtënave e gjakut. Nuk ka kohë për të pushuar, ngjarja ecën shpejt, ashtu si aksioni, nganjëherë pak të përziera e të zgjeruara panevojshëm, e janë edhe disa skena me dhunë të tepërt, por prapë, është gjithçka që do të priste dikush nga një film aksion i Gareth Evans.
Njëri ndër filmat aksion më të mirë të vitit deri tash. Nota personale: 4/5

