Para se të vinte Megan Fox në “Transformers,” kishim Lindsay Logan në “Herbie Fully Loaded,” por me pg.
Herbi është një volkswagen breshkë, i lënë për hekurishte pas krejt jetës së tij si veturë garuese e kampion legjendar.
Në anën tjetër, Megi (Lohan) është fëmija më i vogël i familjes Pejton, e njohur për gara me vetura, ndonëse i ati nuk e dëshiron në këta binarë, dhe prandaj provon t’i merr një veturë të vjetër që ta dekurajoj nga garat.
Por, Herbi ka plane tjera, dhe si një veturë e vetëdijshme, garon në vete, deshën apo s’deshën Megi e i ati.
Në rolin e babait të Megit vjen Michael Keaton, me Matt Dillon, Justin Long, Cheryl Hines, e Breckin Meyer në rolet tjera. Megjithatë, ky mbetet film i Lindsay Lohan, i përkryer për fansat e saj, adoleshencën e të cilëve ka shënjuar si aktore filmash.
Por, jashtë asaj faze të jetës, filmi nuk sjell ndonjë gjë të veçantë, përkundrazi mund të duket si shumë “i thjeshtë,” në raste edhe i tepruar. Megjithatë, është një film më ndryshe në karrierën e Lohanit. Dhe në këtë ndihmon më shumë pjesa teknike me vozitje të çmendura, plot adrenalinë, për fëmijët kuptohet. Nota personale: 3/5

