Kur ke shumë kohë në dispozicion, e tepron me mendime, dhe kur e tepron me mendime del në paranojë, dhe sa më shumë kohë kalon në ato mendime krijon një bindje që është e vërtetë ajo që ke inskenuar në mendjen tënde.
Njëjtë edhe jeta e Nensit, një grua që punon në një shkollë të qytezës Holland në shtetin e Miçigenit, fillon të marrë kah të çuditshëm kur fillon të dyshojë se burri i saj oftamolog, Fredi, po kalon një aferë sekrete jashtëmartesore.
Për të mësuar të vërtetën, Nensi bashkëpunon me kolegun e saj, Dejvin, për të kaluarën e të cilit nuk dihet aq shumë, por fillon t’i besojë më shumë bashkëshortit.
Nicole Kidman vjen në rolin e Nensit, Matthew Macfadyen është burri i saj, e Gael Garcia Bernal është kolegu mësues. Aktrimi është në nivel, ndoshta mesatar, njëjtë si pjesa teknike.
Regjia vjen nga Mimi Cave, regjisorja e Fresh, e skenari nga Andrew Sodroski, i njohur për serinë Unabomber. Të dy emra jo aq të njohur.
Është një triler ndoshta mesatar, por asgjë i veçantë. Veç nëse është filmi i parafundit në botë ia vlen të shikohet, ose për fansat e aktorëve në film. Nota personale: 2/5
